Ndeshja mes Viktoria Plzenit dhe Ballkanit pas 45 minutash ishte e fortë me gjysmë raste nga të dyja palët.
Duele të forta dhe një Ballkan që nuk lëshon asnjë centimetër u pa në këtë pjesë të parë.
Vendasit kishin më shumë nga loja me top, ndërsa Ballkani ishte më i mirë në kundërsulme, ku ka mundur lehtë edhe të shënonte.
Në dy kundërsulme Nazmi Gripshi dhe Albin Berisha u vonuan që të godisnin portën.
Ballkani pritet të mos ndryshojë as në pjesën e dytë pasi skuadra luajti shumë mirë.