Xherdan Shaqiri është ndëshkuar me të kuq për herë të dytë në karrierë, në humbjen e Chicago Fire 3:0 në udhëtim te Columbus Crew në kuadër të kampionatit amerikan.
Shaqiri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të për ndërhyrje të rrezikshme.
Chicago Fire regjistroi humbjen e 12-të të sezonit, krahas tetë fitoreve e nëntë barazimeve. Është tre pikë nga zona që të dërgon në plejof.
Shaqiri këtë sezon në MLS ka regjistruar tre gola e katër asistime.
Reprezentuesi i Zvicrës për herë të parë ishte ndëshkuar me të kuq gjatë kohës sa luante te Baseli në vitin 2011.