FSHF qetëson tifozët shqiptarë: UEFA nuk na mbylli dyert e stadiumit për ndeshjen ndaj Çekisë

FSHF ka njoftuar para pak çasteve se UEFA nuk ia ka mbyllur dyert e stadiumit për ndeshjen ndaj Çekisë.

UEFA ka denuar FSHF me 30 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve nga tifozët – megjithatë mbyllja e dyerve për tifozët do ndodhë nëse përsëriten veprimet e tilla.

Në ndeshjen ndaj Çekisë, stadiumi pritet të jetë i stërmbushur.

Ja njoftimi:

???????????????????? ????????̈???????????? ???????????????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????????????????????̈????????-????????????????????????, ???????????????? ???????? ????????????̈ ???????????????? ????????̈???? ????????????????????????̈????!
Federata Shqiptare e Futbollit është njohur pak minuta më parë me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që ka vendosur të gjobisë FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore.
Mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium. Vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke.
Mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente ku objektivi i synuar kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’u bëjë thirrje të gjithë tifozëve që mbështesin pa kushte Kombëtaren të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike të cilat do të dënojnë skuadrën dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme që janë vendimtare për fatin tonë drejt “Gjermani 2024”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *