Kontingjenti i Kombëtares së Kosovës e ka marrë rrugën drejt Bukureshtit, një ditë para ndeshjes me Rumaninë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar një video ku shihet ekipi kosovar duke e marrë rrugën drejt kryeqytetit rumun.
Shtëpia e futbollit kosovar shkruan se “Dardanët” udhëtuan me plot motiv, dëshirë dhe shpresë për rezultat pozitiv ndaj Rumanisë, të cilën e ka kundërshtare direkte për pozitën e dytë në grup.
Kosova do ta zhvillojë nesër mbrëma ndeshjen që konsiderohet si vendimtare për fatin e saj për një kualifikim eventual historik në Evropian.
Të shtunën, Vedat Muriqi me shokë barazuan me Zvicrën me rezultat 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.