Është shënuar goli i parë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë.
Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Polonisë.
Jasir Asani ka realizuar eurogol nga një distancë e largët në portën polake në minutën e 38-të.
Goal! | Jasir Asani | ???????? Albania 1-0 Poland ????????pic.twitter.com/loCt9d5vBF
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 10, 2023
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.
Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.