Ky do të jetë numri i tifozëve zviceranë që do të jenë sonte në ‘Fadil Vokrri’

Kosova dhe Zvicra do të përballen sonte në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se rreth 700 tifozë helevetë pritet të jenë sonte në shkallët e stadiumit në Prishtinë.

“Të dy kombet presin një atmosferë pasiononte, por paqësore në stadiumin Fadil Vokrri”.

“Arena në Prishtinë u shit brenda dy orëve, rreth 700 tifozë do ta shoqërojnë Zvicrën në ndeshjen e parë konkurruese kundër Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të gjitha biletat janë shitur për këtë takim, me stadiumin që pritet të jetë i stërmbushur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *