Çeki – Shqipëri, konfirmohet mungesa e mesfushorit tek kuqezinjtë

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Republikën Çeke, në “Fortuna Arena” të Pragës, në sfidën e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Tekniku Sylvinho duket se ketë bërë gati 11-shen për sfidën e sotme, teksa pritet të ketë një mungesë të vyer si ajo e mesfushorit të talentuar, Qazim Laçi, me këtë të fundit që e njeh mjaft mirë futbollin çek, teksa që prej janarit të këtij viti është pjesë e kampionëve vendas të Sparta Pragës.

“Ylli” 27-vjeçar i mesfushës mësohet se do mungojë për shkak të gjendjes gripale dhe pavarësisht se mesfusha do të përbëhet nga tre të talentuarit, Ramadani-Asllani-Bajrami, sërish pritet që mungesa e Laçit të ndihet jo pak në organizimin e lojës së “legjionarëve”/abcnews./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *