Drejtori i Romës zbulon prapaskenat se si Jose Mourinho e bindi Lukakun të transferohet në Olimpico

Roma ka bërë njërën nga goditjet më të mëdha në Serie A, duke marrë në huazim sulmuesin belg Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg ishte shumë i kërkuar fillimisht nga Inter, pastaj edhe nga Milan e Juventus, por Roma në fund fitoi garën për të.

Për belgun interesim shfaqën edhe skuadrat arabe, por ai ishte i vendosur të qëndronte në futbollin evropian.

Roma e ka marrë Lukakun në huazim të thjeshtë dhe pa të drejtë blerje.

Drejtori i Romës, Tiago Pinto ka zbuluar prapaskenat e kësaj goditje duke thënë se në qershor dhe korrik nuk kishin gjasa për të nënshkruar me të, por intervenimi i Jose Mourinhos bëri që t’i ndryshohet mendja sulmuesit belg.

“Ne nuk kishim asnjë mundësi për të marrë Lukakun në qershor ose korrik, për faktin edhe se jemi të limituar nga Fair Play Financiar”.

“Sekreti është gjithmonë, prite momentin e duhur. Në fakt Jose Mourinho bisedoi me Lukakun dhe e bindi atë”.

“Pastaj pronarët tanë filluan negociatat me Chelsean dhe bisedimet kanë zgjatur pesë ditë”, u shpreh Tiago Pinto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *