Zyrtare: Albian Ajeti ndryshon skuadër

Sulmuesi nga Kosova do të jetë pjesë e Gaziantep në Turqi.

Vetë klubi turk ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit 26-vjeçar, i cili nis në këtë mënyrë një aventurë të re dhe për herë të parë do të luajë në Turqi.

Së fundmi, sulmuesi ka qenë pjesë e Celtic në kampionatin skocez.

Është raportuar se shuma e transferimit mund të jetë deri në 500,000 funte britanike me Celtic që ka marrë një goditje të madhe në financat e tyre.

Skocezët kishin paguar 5 milionë funte për ta blerë Ajetin nga West Hami tri vite më parë.

Në të shkuarën, Ajeti ka luajtur edhe me skuadra si West Ham në Premierligë, apo edhe Augsburgun në Bundesligë, Sturm Grazin në Austri e skuadra të tjera në kampionatin austriak.

Ajeti luan për kombëtaren zvicerane, ndryshe nga vëllai i tij, Arlind Ajeti që luan në kombëtaren kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *