KF Drenica, ekip që në këtë edicion po garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll që nga paslufta, e ka shkarkuar trajnerin Sunaj Keçi.
Një gjë e tillë ndodhi pas tre ndeshjeve të para të kampionatit ku drenicasit nuk arritën rezultatet e dëshiruara.
Lajmi konfirmohet nga faqja e Drenicës në rrjetin social “Facebook”.
Postimi pa ndërhyrje i KF Drenicës
Klubi ndan rruget me trajnerin Sunaj Keçi
Skenderaj – 04 Shtator 2023
Pas rezultateve te dobëta në tri (3) ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll Bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për nderprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi.
Ne e falendërojmë trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe i deshirojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Ambiciet e klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim.
Klubi do të angazhohet me gjithë potencialin dhe mundësitë që ka për të bërë zgjedhjet e duhura për t’iu kthyer rezultateve pozitive.
Ne nuk dorëzohemi!
Vazhdojmë…!