Është përmbyllur edhe java e katërt në Superligën e Kosovës e futboll me tri ndeshjet e zhvilluara sot.
Ballkani vazhdoi me fitore duke mposhtur Gjilanin 2:1, Drita u ndal nga Dukagjini 2:2, teksa baras dhe pa gola u mbyll edhe sfida mes Llapit dhe Prishtinës.
Pas javës së katërt Malisheva vazhdon të jetë lidere me 9 pikë, aq sa ka edhe Ballkani si i dyti. Kampioni në fuqi ka një ndeshje më pak.
Prishtina është e treta me 8 pikë, një më shumë se Llapi që renditet i katërti.
E fundit dhe pa pikë është Fushë Kosova.
Tabela e plotë:
Kujtojmë se tani Superliga do të jetë në pauzë për dy javë shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.