Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Primozh Gliha ka publikuar so listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit që i takojnë kualifikimeve për “Euro 2024”.
Në listën e publikuar të enjten, Gliha ka përfshirë 27 futbollistë, ndërsa nuk kanë munguar as risitë.
Gliha ka ftuar mesfushorin e skuadrës së Ballkanit, Meriton Korenicën. Në fakt, Korenica është lojtari i vetëm nga Superliga e Kosovës që është ftuar nga Kosova.
Po ashtu, pas një kohe të gjatë është ftuar edhe Bernard Berisha që luan tek Akhmat Grozny. Andi Hoti e Valon Zumberi do të jenë pjesë e grumbullimit të Kosovës, sikurse edhe Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi.
“Dardanët” të hënën nisin grumbullimin për duelet që i kanë me Zvicrën dhe Rumaninë në kuadër të Grupit I kualifikues.