Manchester United përmbys Nottingham Forest dhe merr tre pikë të vlefshme në “Old Trafford”.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 2’ me Awoniyi, i cili kaloi lehtësisht Onana-n dhe gjeti rrugën drejt rrjetës. Ndërsa vetëm dy minuta më pas, Boly dyfishoi avantazhi për miqtë.
Vendasit reaguan në minutën e 17’ me Eriksen që ngushtoi diferencën dhe që bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultarin 1-2.
Fraksioni i dytë solli një “panoramë” shumë ndryshe, me Casemiron që barazoi për “Djajtë e Kuq” në minutën e 52’.
Ndërsa në minutën e 67’ Nottingham mbeti me dhjetë lojtarë në fushën e lojës, pasi Worrall mori karton të kuq.
Ndërsa pas një ndërhyrjeje të gabuar të Danilos ndaj Rashford, United fiton penallti, të cilën merr përsipër ta ekzekutojë Bruno Fernandes, me portugezin që përmbys gjithçka dhe i dhuroi tre pikë skuadrës së tij.
Pas javës së tretë të Premier League, Manchester United renditet në vend të pestë me gjashtë pikë, teksa Nottingham Forest në vend të 14-të me tre pikë.