Real Madridi thuhet se ka “qeshur me ironi” për çmimin prej 250 milionë euro që kërkon Paris Saint-Germain për ato skuadra që dëshirojnë ta trasnferojnë Mbappen.
Sulmuesi që ka fituar medalje Botërori është kthyer në fushë për të luajtur për PSG në sezonin e ri 2023/24, por ai ende nuk është pajtuar për ta zgjatur kontratën, e cila skadon në verën e ardhshme. Si rezultat, spekulime të vazhdueshme ka pasur për kontratën dhe të ardhmen e 24 vjeçarit.
PSG ende shpreson se do të arrijë kontratë të re, me klauzola të reja që pritet të hynë në marrëveshjen një ose dy vjeçare. Ata do të përfshinë një klauzolë lirimi për 250 milionë euro në çdo marrëveshje për largim nga klubi, me kampionët e Ligue 1 që dëshirojnë ta thyejnë rekordin për një shitje të shtrenjtë.
El Debate raporton që shifrat që janë përmendur kanë bërë që njerëzit nga Santiago Bernabeu të buzëqeshin, me Realin që nuk ka ndërmend ta paguajë një shumë të tillë. Në vend të kësaj, Los Blancos e kanë bërë të qartë se nuk do të paguajnë më shumë së 175 milionë euro për asnjë transferë – në të cilën shumë hynë edhe bonuset – me ofertën e parë që thuhet të jetë afër 130 milionë euro më së shumti.
Real po ashtu ia ka bërë të qartë Mbappes dhe përfaqësuesve të tij se janë gati të largohen tërësisht nga ndonjë marrëveshje, duke mos u marrë më këtë çështje më nëse nuk do të këtë marrëveshje këtë verë apo në verën e vitit 2024.