Skuadra e Llapit ka arritur një fitore të madhe në ‘Zahir Pajaziti’ ndaj Dukagjinit të Klinës.
Llapi fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 3:0, me golat e Blakçorit, Hysenit dhe Trimror Selimit.
Pas ndeshjes, Batatina tha se është i lumtur me fitoren, por jo edhe me paraqitjen e ekipit në pjesën e parë.
“Ishte e rëndësishme t’i marrim tre pikë. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë. Djemtë kanë dhënë gjithçka nga vetja, kësaj here kemi bërë transferime më të mençura. Rikthimi i disa lojtarëve është shtysë e madhe për ne”, tha fillimisht Batatina për Art Sport1.
“Kam skuadër të mirë. Ne do ta bëjmë maksimumin tonë në çdo ndeshje, kemi potencial. Fizikisht jemi shumë të përgatitur”, përfundoi ai.