Llapi e deklason Dukagjinin, Ballkani fiton lehtësisht ndaj Feronikelit 74′

Skuadra e Llapit ka arritur një fitore të madhe në ‘Zahir Pajaziti’ ndaj Dukagjinit të Klinës.

Llapi fitoi ndaj Dukagjinit me rezultatin 3:0, me golat e Blakçorit, Hysenit dhe Trimror Selimit.

Kjo është fitorja e parë e Llapit në sezonin e ri, teksa Dukagjini ka dy humbje në dy ndeshjet e para.

Ndërkohë, FC Ballkani ka arritur fitore të lehtë ndaj Feronikelit 74′.

Ballkani fitoi me rezultatin 2-0, me golin e Albin Berishës dhe autogolin e Rrahmanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *