Sa para kanë fituar Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Gjilani në Evropë – kampioni mund ta përsëritë suksesin e vitit të kaluar

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, që vit e shkuar theu akullin duke u bërë klubi i parë nga vendi ynë që luajti në fazën e grupeve të një gare evropiane, kishte fituar shumë të mëdha të parash.

Në sezonin 2022/23 nga garat evropiane Ballkani kishte fituar 4 milionë e 182 mijë euro, sipas “football-coefficient”. Edhe këtë vit, kampioni kosovar ua ka mësuar këtyre shifrave, shkruan Telegrafi.

Ballkani aktualisht është në fazën play-off të Ligës së Konferencës, ku do të takohet me klubin e njohur bjellorus, BATE Borisov.

Në rastin më të keq, nëse eliminohet në këtë fazë të lojës, Ballkani do të fitonte 1.41 milion euro, pa llogaritur rishpërndarja e parave për klubet dhe ato që vijnë nga koeficienti dhjetëvjeçar i UEFA-s.

Për katër raundet e fazës eliminatore, skuadrës nga Suhareka e Kosovës, i takojnë 400 mijë euro, ndërsa eliminimi në play-off do tua shtonte atyre edhe 750 mijë euro të kësaj faze. Çdo skuadër kampione që nuk arrin të futet në fazën e grupeve merr një bonus prej 260 mijë euro.

Kërkohen grupet dhe paratë e mëdha

Por Ballkani do të kërkojë të futet në fazën e grupeve, atje ku paratë janë të shumta për klubet pjesë marrëse.

Kalimi në fazën e grupeve ia siguron çdo klubi edhe 2.9 milionë euro të tjera. Një fitore në fazën e grupeve vlen 500 mijë euro, ndërsa barazim ka vlerë 166 mijë euro.

Në total shifrat mund të arrijnë shumë lehtë mbi 4 milionë euro, gjë që kishte arritur vitin e shkuar.

Sa fituan klubet tjera

Edhe tri klubet e tjera që morën pjesën në garat ndërkombëtare nuk dolën pa para.

Më së paku fitoi Gjilani që u ndal në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, me 250 mijë euro.

Pas tyre ishte Drita që në arkat e klubit shtoi 450 mijë euro, pasi luajti direkt nga raundin i dytë kualifikues, ku u eliminua nga Plzen.

Më së shumti fitoi Dukagjini, që mori në shtëpi 550 mijë euro, pasi kaloi raundin e parë duke mposhtur klubin Europa nga Gjibraltari, ndërsa pastaj u ndal nga Rijeka. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *