Dëmtim në tendinën e gjurit për Reece James. Konfirmimi vjen nga Mauricio Pochettino, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm për seriozitetin e dëmtimit:
“Unë mendoj se është një moment shumë i trishtuar sepse ai është kapiteni ynë dhe ai ishte I emocionuar që kishte marrë shiritin. Ne do ta vlerësojmë atë ditë pas dite dhe jam i sigurt se ai do të kthehet më i fortë se më parë. Ndalesa nuk do të jetë për ditë, por ndoshta për disa javë.”
Lidhur me këtë, Chelsea ka bërë të ditur në një deklaratë zyrtare se mbrojtësi i krahut tashmë ka komunikuar rehabilitimin pas kontrolleve të ditëve të fundit.
Në ndeshjen kundër Liverpool-it, e vlefshme për ditën e parë të kampionatit, James u zëvendësua nga Malo Gusto pesëmbëdhjetë minuta para fundit të ndeshjesh. Të tjerë lojtarë që nuk janë në dispozicion për derbin e Londrës kundër West Hamit janë Badiashile, Bettinelli, Broja, Chalobah, Fofana dhe Nkunku.