Ëndrra europiane, Struga luan në Shqipëri ndeshjen historike ndaj Breidablikut

Sfida Struga-Breidablik, e vlefshme për fazën “play-off” të UEFA Conference League, do të luhet në datën 24 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”. Duke nisur nga ora 19:00.

Vendimi është marrë në konsultimin mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Pasi stadiumi i Strugës nuk plotëson kriteret e qeverisë së futbollit europian për ndeshjet e kësaj faze.

Gjithashtu, asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s. Dhe për këtë arsye u ra dakord me FSHF, që ndeshja e parë e Strugës të luhet në Shqipëri.

Përveç stadiumit, Federata Shqiptare e Futbollit do të ofrojë të gjithë asistencën e saj për organizimin sa më të mirë të ndeshjes falë edhe eksperiencës së madhe që ka në pritjen e kompeticioneve ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *