Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po qëndron në Sidnej, ka takuar legjendën e Arsenalit, Arsene Wenger.
I pari i futbollit tonë, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka treguar bisedën që ka zhvilluar me legjendën franceze.
Ky është postimi i Ademit:
Një moment i veçantë në kuadër të Konventës së FIFA-s në Sydney ishte takimi me ish-trajnerin legjendar të Arsenalit, Arsene Wenger.
Diskutuam për rëndësinë e edukimit të trajnerëve dhe idenë e organizimit të një seminari me prezencën e tij nëpërmjet Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës.
Kjo do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme për trajnerët tanë për fituar njohuri shtesë nga përvoja e shkëlqyeshme e një trajneri të tillë.