Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka udhëtuar në Australinë e largët ku do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës për fermra që zhvillohet ndërmjet Anglisë e Spanjës.
“Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino po qëndroj në Australinë e largët, por shumë të veçantë, për të ndjekur ndeshjen finale të Kupës së Botës për femra, Spanjë-Angli si dhe për të marrë pjesë në Konventën e FIFA-s”, ka shkryar ndër të tjera Ademi.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Mirëmëngjesi nga Sydney!
Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino po qëndroj në Australinë e largët, por shumë të veçantë, për të ndjekur ndeshjen finale të Kupës së Botës për femra, Spanjë-Angli si dhe për të marrë pjesë në Konventën e FIFA-s.
Botërori në Zelandë dhe Australi solli lojëra tejet cilësore e emocionuese dhe interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve, duke dëshmuar rritjen e madhe që ka bërë viteve të fundit futbolli i femrave.
Ju dëshiroj ditë të mbarë dhe ju ftoj që të dielën ta ndiqni këtë finale të madhe të Botërorit, e cila zhvillohet në orën 12:00, sipas kohës lokale në Kosovë.