Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, të vlefshme këto për xhiron e parë të sezonit të ri, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin ndihmës te rrethi i Gjilanit, Drita e ka mposhtur Llapin me rezultat solid 2:0.
Golat për skuadrën gjilanase i shënuan Blerim Krasniqi (minuta e 60’) dhe Albin Prapashtica (minuta e 75’).
Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja tejet interesante mes Ballkanit dhe Lirisë.
Skuadra prizrenase e ka shënuar me humbje rikthimin në Superligë, pasi është mposhtur nga kampioni me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Nazmi Gripshi, i cili në minutën e 65’ shënon për 1:0 dhe i siguron fitoren Ballkanit në këtë ndeshje.
Rezultatet finale:
Ballkani 1:0 Liria
Drita 2:0 Llapi