Data 12 gusht, është koha kur hapet perdja e edicionit të ri të Superligës në futboll.
Dy ndeshje luhen të shtunën e dy të dielën, derisa Fushë Kosova-Gjilani është shtyrë.
Të shtunën, Dukagjini në shtëpi e pret Malishevën.
Për klinasit, edicioni që e lamë pas ishte më i miri në histori të këtij ekipi, përfunduan të katërtit, si dhe morën pjesën në garat evropiane.
Përballja e fundit është mes Prishtinës e Feronikelit 74, që do të luhet në kampin nacional në Hajvali.
Kryeqytetasit arritën fitimin e Kupës, por për shkak të mos licencimit nuk u paraqitën në Evropë.
E Feronikeli vjen në elitë nga Liga e Parë.
Fushë Kosova-Gjilani është shtyrë për shkak të gjilanasve që kanë bërë kërkesë për shtyrje, për shkak të problemeve nëpër të cilave janë duke kaluar.