Hidhet shorti i Superiores, java e parë fillon me derbin e kryeqytetit

Në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i kampionatit “Abissnet Superiore 2023/2024”. Java e parë dhuroi duele të forta dhe tepër emocionuese.

Kampionët e Partizanit e nisin edicionin e ri në fushën e tyre kundër Teutës, teksa Tirana e fillon me derbin përballë Dinamos.

Laçi-Erzeni, Vllaznia-Kukësi dhe Egnatia-Skënderbeu janë dy përballjet e tjera të javës së parë në Superiore.

Ndërkohë, derbi i zjarrtë i kryeqytetit, Partizani-Tirana vjen në javën e gjashtë, një “zakon” tashmë në vitet e fundit.

Sezoni i ri në Superiore do të zhvillohet në periudhën 19 gusht 2023 – 11 maj 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *