Presidenti Ademi pret veteranët e futbollit të Mitrovicës: Përmirësimi i mëtejmë i futbollit synimi im

Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur veteranët e futbollit të Mitrovicës.

Veteranët e futbollit të Mitrovicës e vlersuan punën e të parit të FFK-së.

Presidenti Ademi i falënderoj veteranët e futbollit për vizitën dhe premtoj vazhdimin e punëve për futbollin e Mitrovicës.

Ju sjellim njoftimin e presidentit Ademi pa ndërhyrje:

Sot prita në zyrën time veteranët e futbollit të Mitrovicës, përfshirë edhe ata që jetojnë e veprojnë në Diasporë.

Ata e vlerësuan punën time dhe shprehën mirënjohjen e tyre për kontributin e dhënë për futbollin e Mitrovicës gjatë kësaj periudhe në krye të FFK-së.

I falënderova përzemërisht për vizitën dhe mirënohjen, derisa ju premtova se do të vazhdoj të punoj në përmirësimin e mëtejmë të futbollit në çdo cep të vendit tonë, pasi ky mbetet synimi im kryesor.

Vetëm duke punuar së bashku mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për futbollin e Kosovës.

#BashkëPërFutbollin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *