Xherdan Shaqiri nuk po ndalet së shënuari në Ligën Amerikane (MLS) me skuadrën e Chicago Fire.
Chicago e mposhti sot në mëngjes skuadrën e Minnesota United me rezultat të ngushtë 3:2, ku protagonist ishte edhe ylli me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri shënoi golin e parë të ndeshjes për Chicagon, dhe atë e shënoi nga penalltia.
Por, para se Shaqiri të ekzekutonte penalltinë, ai u pa duke shkëmbyer disa fjalë me portierin e Minnesotas, Dayne St. Clair.
Clair i afrohet Shaqirit dhe i thotë “you have no balls” që në gjuhën shqipe përkthehet “ti nuk ke testikuj”.
Ndërkaq, përgjigja e Shaqirit ishte profesionale, ku pavarësisht provokimit të Clair, Shaqiri nuk u ndikua dhe shënoi gol.
Videon e rastit në fjalë e gjeni më poshtë.
Keeper yells “you have no balls” to Shaqiri before he gets silenced???????? pic.twitter.com/HE77xZ7CdY
— LFC Transfer Room (@LFCTransferRoom) July 28, 2023