Zbulohet kalendari i nëntë xhirove të para të Superligës

Është zbuluar tashmë edhe kalendari i plotë i fazës së parë të sezonit 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll.

Më saktësisht, janë zbuluar çiftet e nëntë xhirove të para të ligës elitare të futbollit kosovar.

Derbi më i madh i kësaj faze mes Dritës dhe Ballkanit, që sezonin e kaluar luftuan deri në fund për titull të kampionit, do të luhet në xhiron e tretë.

Superliga do të nisë me një ndeshje interesante mes Dritës dhe Llapit në xhiron e parë, kurse në atë të dytë do të ketë duel interesant ndërmjet Gjilanit e Prishtinës.

Drita – Prishtina do të jetë sfida e madhe e xhiros së gjashtë, kurse Bardhekaltrit do të kenë punë me kampionin Ballkani në xhiron e fundit, atë të nëntë, të fazës së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *