Real Madrid transferon yllin e Dortmundit për 105 milionë euro

‘Los Blancos’ janë të interesuar për transferimin e talentit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmund në afatin e fundit kalimtar, por gjermanët kërkuan shumë të madhe për transferimin e tij, dhe reprezentuesi anglez nuk kishte zgjidhje tjetër, veç se të qëndronte në ‘Signal Iduna Park’.

Manchester United është interesuar gjithashtu për shërbimet e Sanchos, por Zidane dëshiron të përfundojë më herët punën rreth tij, duke dërguar një ofertë prej 105 milionë euro.

Sancho këtë sezon në Bundesligë në fanellën e Borussia Dortmund ka shënuar 17 gola, duke qenë në mesin e lojtarëve më në formë në kampionatin gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *