Ballkani dhe Larne do të përballen në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Skuadra kosovare u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe misionin e saj do ta vazhdojë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm për klube.
Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, kurse do të gjykohet nga gjyqtari Denys Shurman.
Ka një optimizëm të madh tek kampioni kosovar për një rezultat sa më pozitiv, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në fushë
Ish trajneri i kësaj skuadre, Bekim Shotani tha për ‘GazetaBlic Sport’ se pret një sukses edhe më të madh nga kjo skuadër gjatë këtij edicioni të Conference League.
Shotani tha se Ballkani ka lojtarë që kanë cilësi të madhe dhe nuk do të jetë aspak befasi nëse kjo skuadër do të jetë përsëri në grupe.
“Mendoj se Ballakani e kalon këtë raund me rezultat pozitiv. Ka një ekip cilësor. Jam i mendimit se do të kor edhe më shumë sukses se vitin e kaluar. Besoj se grupi i lojtarëve që kanë ka cilësinë për të na bërë krenarë. Loja që po zhvillojnë në aspektin teknik dhe taktik është e cilësisë evropiane. Ndaj nuk do të jetë aspak befasi nëse e shohim në grupe në gara finale”, përfundoi Shotani.