Van Dijk kujton 13 netët në spital: Po vdisja

Një rrëfim tronditës që e tremb akoma sot. Virgil van Dijk, mbrojtësi i Liverpool-it, është kthyer të flasë për kur në moshën 20-vjeçare një apendicit akut mund t’i kishte marrë jetën.

“Mbaj mend se isha në spital dhe se rreth meje kisha vetëm tuba”, ka thënë holandezi për Daily Mail. “E ndieja se trupi im ishte i thyer dhe unë nuk mund të bëja asgjë”.

“Në atë moment, kam menduar më të keqen. Jeta ime ishte në rrezik. Nuk mund të ecja, të lëvizja. Unë dhe mamaja ime jemi lutur, kemi folur për atë që mund të ndodhte. Duhet të mendonim për testamentin tim”.

“Askush nuk donte të fliste për këtë, por ishte një gjë që duhej bërë për shkak të seriozitetit të momentit. Më është dashur të nënshkruaj disa dokumente. E dija se mund të ishte fundi im”.

“Kam kaluar 13 net në spital pa ecur. Ka qenë shumë e vështirë për mua”, ka shtuar Van Dijk.

Fatmirësisht, gjiganti holandez është shëruar, e ka rimarrë veten, dhe është bërë ai që e gjithë bota njeh sot. Pasi ka veshur fanellat e Groningen, Celtic dhe Southampton ka arritur majën e suksesit me Liverpool-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *