Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Ballkani garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës.
Në raundin e dytë të kësaj gare, kampionët e Kosovës do të takohen me Larnen e Irlandës së Veriut.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ora 20:45.
Nga UEFA janë zbuluar tashmë edhe emrat e të deleguarve për këtë përballje.
Denys Shurman do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Valentyn Kutsev dhe Dmytro Zaporozhenko.
Ndërkaq, Dmytro Panchyshyn do të jetë gjyqtari i katërt.
Katërshja e gjyqtarëve janë nga Ukraina.