Ka përfunduar rrethi i parë në Ligën e Konferencës, ku tre skuadra do të luajnë në të dytin.
Ballkani si i eliminuar nga Liga e Kampionëve, Drita që ka shkuar direkt në raundin e dytë dhe Dukagjini që arriti të kaloj Europa FC.
Ndërkohë vetëm Gjilani është eliminuar nga garat evropiane. Ballkani do ta zhvilloj ndeshjen e parë me skuadrën Larne në shtëpi të martën më 25 korrik.
Drita dhe Dukagjini ishin paraparë të luanin ndeshjet e para jashtë shtëpisë ndaj Plzen respektivisht Rijekës. Gazeta Olle mëson se ka ndryshuar orari dhe Dukagjini do ta zhvilloj ndeshjen e parë në shtëpi më 27 korrik në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kësisoj klinasit do zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi dhe të dytën në udhëtim në Kroaci.