Ballkani të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ku do të ballafaqohet me Ludogoretsin në Bullgari.
Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi me fitoren bindëse të kampionëve të Kosovës me rezultat 2:0 dhe kjo ka bërë që UEFA maksimalisht ta vlerësojë këtë ndeshje.
Shtëpia evropiane e futbollit ka caktuar gjyqtarë nga Serie A për ta ndarë drejtësinë, derisa arbitri kryesor do të jetë Luca Pairetto i ndihmuar nga Stefano Alassio dhe Damiano Di Lorito.