Barcelona është duke punuar tashmë në afrimin dhe largimin e disa lojtarëve në këtë afat kalimtar.
Klubi katalanas është duke i studiuar të gjitha mundësitë për afrime dhe largime, duke ditur se nuk qëndrojnë mirë me financat.
Diario OK ka ofruar shanset e lojtarëve që mund të transferohen dhe largohen brenda këtij afati kalimtar veror.
Transferimet
Vitor Roque – 95 për qind. Pavarësisht një përditësimi shqetësues të enjten, gjithçka tregon se Barcelona së shpejti do të njoftojë nënshkrimin e brazilianit. Dokumentet e nevojshme janë dërguar, lojtari dëshiron të luajë vetëm për Barçën.
Oriol Romeu – 70 për qind. Barcelona vazhdon të bëjë presion për rikthimin e ish-lojtarit të saj. Katalanasit po përpiqen të ulin çmimin e kërkuar të Girona prej 10 milionë euro në 8 milionë. Xavi dëshiron që lëvizja të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Ivan Fresneda – 40 për qind. Deco raportohet se ka zhvilluar bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë pasi negociatat me Real Valladolid ende nuk kanë filluar. Sidoqoftë, Barça ka prioritet nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë.
Neymar – 10 për qind. Edhe pse disa burime këmbëngulin se Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë rënë dakord për rikthimin e lojtarit, këto raportimet thjesht nuk duken të besueshme. Gjithsesi, ka një problem të madh me pagën e brazilianit.
Largimet
Alex Collado – 80 për qind. Sulmuesi do të largohet nga Barca me një marrëveshje që pritet të bëhet zyrtare në ditët në vijim.
Pablo Torre – 75 për qind. Mesfushori i talentuar sulmues ka të ngjarë të largohet si huazim këtë verë.
Clement Lenglet – 70 për qind. Negociatat kokëfortë mes Barcelonës dhe Tottenhamit vazhdojnë teksa dy klubet po përpiqen të bien dakord për tarifën përfundimtare.
Sergino Dest – 65 për qind. Mbrojtësi amerikan pritet të largohet herët a vonë, megjithatë, për momentin nuk ka të interesuar konkret.
Nico – 60 për qind. Shumë klube të La Ligës thuhet se janë të interesuara për të blerë mesfushorin mbrojtës. 21-vjeçari mund të largohet sërish si huazim.
Abde – 55 për qind. Mbrojtësi maroken mund të gjenerojë të ardhura të mëdha pasi Barça mund ta shesë atë te një prej klubeve të Ligës Premier.
Franck Kessie – 30 për qind. Vlerësimi i probabilitetit është ulur pasi u raportua se mesfushori do të pranonte vetëm një ofertë ‘të pabesueshme’ nga Arabia Saudite. Mesfushori ka prioritet qëndrimin te Barcelona.