Mbappe mbetet në ajër për të ardhmen, PSG i vë çmimin përfundimtar dhe datën e largimit

PSG dhe Kylian Mbappe nuk duket se do të vazhdojnë më bashkë për shumë kohë.

Letra e sulmuesit francez për të mos rinovuar kontratën, i ka sjellë jo pak telashe drejtuesve francezë të cilët po mundohen që të gjejnë një zgjidhje.

Që Mbappe do të largohet, tashmë kjo duket e sigurt por Al Khelaifi nuk mund të lejojë që lojtari më i mirë i skuadrës dhe ndër më të mirët në botë të largohet me parametra zero. Për këtë, ata kanë vendosur që ta shesin këtë verë në mënyrë që të kenë të ardhura të konsiderueshme dhe çmimi i vënë për të është 200 milionë euro.

Gjithashtu, PSG i ka kërkuar Mbapes që të vendosë brenda datës 31 korrik për të ardhmen e tij sepse gushti do të jetë muaji i përgatitjeve për sezonin e ri dhe gjërat duhet të jenë të qarta. Nëse Mbape nuk largohet para datës 31 korrik, atëherë klubi do të kërkojë rinovimin me të deri në vitin 2025 në mënyrë që të jetë e sigurt që lojtari nuk largohet i lirë as verën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *