Tanimë është zyrtare dhe e konfirmuar që Albert Dabiqaj është lojtari më i ri i Dritës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra e Dritës, duke njoftuar për transferimin e Dabiqajt përmes një videoje në “Facebook”.
Po ashtu, Drita e ka bërë të ditur se Dabiqaj do të mbajë numrin 14 në fanellën e tij.
Para këtij transferimi, Dabiqaj ishte pjesë e rivalit të përbetuar të Dritës, Gjilanit, me të cilin kaloi plot dy vite, duke shënuar 16 gola dhe duke bërë gjashtë asistime në 63 ndeshje të zhvilluara.
Më poshtë e gjeni prezantimin e Dabiqajt te Drita.