Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva po vazhdon të pranojë oferta të njëpasnjëshme nga Arabia Saudite.
Portugezi pritet të largohet nga kampioni i Evropës pavarësisht që e ka në tavolinë ofertën e rinovimit, duke qenë i ineresuar për një sfidë të re.
Arabia Saudite po mundohet që disa javë ta bind Silvan dhe “Daily Star” raporton se asnjë klub nuk do të mundet t’i afrohet ofertës së fundit që ka pranuar lojtari, pasi Al-Hilal i ka ofruar pagë masive prej 650 mijë funte për javë.
Silva deri më tani ende nuk ka vendosur përfundimisht, por vendimi i tij do të mësohet brenda javëve në vijim.
Barcelona thuhet se është destinacioni i preferuar i Silvas, mirëpo një marrëveshje është shumë larg që të arrihet shkaku i gjendjes së rëndë financiare të katalunasve.
Në garë për lojtarin mbetet PSG-ja, që momentalisht është e fokusuar ta zyrtarizojë Luis Enriquen dhe pastaj do të nis negociatat me Silvan.