Për nder të Ditës së Flamurit – festës kombëtare më 28 nëntor të vitit 1995, në Dragodan u zhvillua turneu i përzgjedhjeve të regjioneve.
Në foton e siguruar nga portali ynë shihet Artan Bytyqi, kapiten i përzgjedhjes së LRF të Prishtinës, duke e pranuar kupën nga zv/kryetari i atëhershëm tani president i FFK-së Agim Ademi. Në atë finale LRF e Prishtinës e kishte mundur LRF të Ferizajt.
Fotot nga periudha e rezistencës së futbollit kosovar janë të rralla për shkak të rrethanave në të cilat u zhvillua aktiviteti në atë kohë të okupimit, por edhe për shkak të mungesës së arkivave në atë periudhë.
Fotot e kësaj kohe në të shumtën e rasteve janë nga albumet personale të futbollistëve të asaj periudhe, e që i kanë shpëtuar djegies së shtëpive nga forcat ushtarake e paramilitare të Serbisë gjatë luftës.