Kosova ka pasur dy dështime në muajin qershor ku fillimisht barazoi me Rumaninë e pastaj humbi ndaj Bjellorusisë, gjë e cila ndikojë edhe në renditjen e re të FIFA-s.
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka përditësuar të enjten (sot) ranglistën e kombëtareve, derisa Kosova tani renditet në pozitën e 108-të në ranglistën e FIFA-s.
Para kësaj, “Dardanët” renditeshin në vendin e 107-të, pra ka rënë për një vend në ranglistë.