Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e bëri të ditur sot se është arritur marrëveshja mes Chelseat dhe Milanit, që ky i fundit të transferojë Ruben Loftus-Cheek.
Kostoja e transferimit do të jetë 16 milionë euro dhe katër milionë euro të tjera në formë të bonuseve që Milani do t’ia paguajë Chelseat.
Akordi për një kontratë afatgjate mes Milanit dhe Loftus-Cheek është arritur, ndërsa tani kanë mbetur vetëm edhe testet mjekësore.
Ndërkaq, këtë transferim si duket e ka konfirmuar edhe ylli i Milanit, Rafael Leao.
Në postimin e Romanos në “Instagram” për Loftus-Cheek, Leao komentoi “Cmonnnnn” që në shqip përkthehet “Eja”.