Gjilani sot pritet që të bëhet me trajner të ri.
KosovaPress nga burimet brenda klubit mëson se skuadra gjilanase ka arritur marrëveshje tashmë më trajnerin Klodian Duro.
45 vjeçari mësohet se ka arritur marrëveshje me presidentin e Gjilanit, Florim Zuka dhe do ta drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm.
Duro vjen në krye të Gjilanit si pasues i Zekirja Ramadanit.