Zidane paralajmëron rikthimin: Më mungon futbolli dhe adrenalina

Zinedine Zidane ka dy vite që nuk është duke ushtruar punën si trajner.

Trajneri francez ka paralajmëruar rikthimin në zejën e tij, pasi thotë se po i mungon futbolli dhe adrenalina që jep sporti më i bukur në botë.

51-vjeçari është përfolur se mund ta marrë drejtimin e PSG-së ose Juventusit, edhe pse ofertat për të nuk kanë munguar në asnjë moment në dy vitet e fundit.

Zidane ka thyer më në fund heshtjen duke thënë se i mungon shumë adrenalina dhe shpreson që të rikthehet sa më shpejtë në rolin e trajnerit.

“Shpresoj të rikthehem shpejt në rolin e trajnerit. A më mungon adrenalina? Po, sigurisht, e kam të nevojshme. Më mungon diçka e tillë prej dy vitesh, por shpresoj të rikthehem shpejt”.

“Në momentin që mësohesh me futbollin, nuk mund të rrish shumë gjatë larg tij. Kur je i apasionuar, pasioni mbetet aty gjithnjë i paprekur dhe i pandikuar nga rrethanat e jashtme”.

“Pastaj ka momente kur je edhe më i relaksuar, edhe ato janë të nevojshme”, u shpreh trajneri francez Zinedine Zidane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *