Gjiganti portugez bën hapa para për transferimin e Ardon Jasharit

Ardon Jashari vazhdon të mbetet një nga mesfushorët e rinj më të kërkuar në Evropë.

Shumë klube të njohura janë vënë në ndjekje të mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, që ka shkëlqyer në vitin e fundit me Luzernin.

Por gjiganti portugez Benfica ka bërë hapa para për transferimin e mesfushorit të talentuar dhe janë tani favoriti kryesor.

Sipas të përditshmes protugeze A-Bola, Benfica ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit, por edhe klubin e Luzernit.

Skuadra portugeze është e gatshme të paguaj shumën e kërkuar nga Luzern prej 7,5 milionë euro për transferimin e shqiptarit.

Dëshira e mesfushorit ka qenë transferimi në Bundesliga, por oferta e Benficës duket e parefuzeueshme.

Gjithsesi lojtari mund të pranojë këtë ofertë, nëse nuk ndërhynë ndonjëra nga skuadrat tjera të interesuara për të.

Borussia Moenchegladbach, RB Leipzig, Eintracht Frankfurt, VFB Stuttgart, Porto e Celtic janë skuadrat e tjera që kanë shprehur interesim për Jasharin.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare me fanellën e Luzernit, ku ka realizuar edhe një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *