Luis Enrique pritet të jetë trajner i ri i PSG’së

Paris Saint-Germain po planifikon të shpallë së shpejti emërimin e Luis Enrique si trajner kryesor, por një problem mbetet.

Trajneri spanjoll tashmë ka rënë dakord me klubin parizien dhe tani pret të zyrtarizohet.

Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, kjo nuk ka ndodhur ende për shkak të negociatave të vazhdueshme me Christophe Galtier, timonieri aktual i PSG për kushtet e një ndërprerjeje të parakohshme të bashkëpunimit. Palët ende nuk kanë gjetur një kompromis, gjë që pengon ardhjen e Enrique.

Kujtojmë se kontrata e Christophe Galtier skadon brenda një viti. /G.D abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *