Milot Rashica është rikthyer te Norwich City, pas një sezoni si i huazuar te Galatasaray.
Ylli i Kosovës fitoi titullin kampion në Superligën e Turqisë, ndërsa edhe kjo verë pritet të jetë tejet e zënë për të.
Sipas asaj që raporton mediumi turk “Gazete Vatan”, Rashica po kërkohet me ngulm nga rivali i Galatasarayt, Fenerbahce.
Futbollisti nga Vushtrria ka luajtur 35 ndeshje në Galatasaray sezonin e kaluar, duke shënuar gjashtë gola në këto ndeshje, ka bërë edhe tetë asistime.
Vlera aktuale në treg është 8.5 milionë euro ndërsa kontrata e tij me Norwichin skadon në vitin 2025.
Klubi anglez e di tashmë dëshirën e Rashicës për t’u larguar dhe ai e do qëndrimin në Turqi, ndonëse nuk është përcaktuar nëse do të vazhdojë te Galatsaray apo do t’i bashkohet Fenerbahces.