Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku është pajisur me pasaportën e Shqipërisë.
Në rrjetet sociale Endrit Haxhiu ka publikuar vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare për ish-lojtarin e Kombëtares së Kosovës.
“Dhënien e shtetësisë shqiptare shtetasit të mëposhtëm: Mirlind Fehmi Daku. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, shkruhet në dekretin e firmosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Daku ishte revoltuar me mosftesën e trajnerit Giresse për dy ndeshjet e qershorit, duke paralajmëruar se do të pranonte ftesën e Shqipërisë, nëse do të ftohet.
Mirlind Daku vient d’obtenir la citoyenneté Albanaise.
Le voyez-vous venir jouer chez nous ? https://t.co/oVF285YZcO
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) June 23, 2023