Brighton me ofertë zyrtare për futbollistin shqip

Futbollisti i Kombëtares shqipare, Kristjan Asllani nuk gjeti hapësira në edicionin që sapo u mbyll në Serie A, që përkoi me sezonin e tij të parë si interist. Situatë që mund të bëjë që 20-vjeçari të ndryshojë ambient.

Interi ka investuar 15 milion euro për kartonin e Asllanit, i cili mund të nisë një aventurë të re. Në Premier League te Brighton. Trajneri Roberto De Zerbi ka shprehur simpatinë për futbollin e Kombëtares së Shqipërisë.

Dhe vetëm pak ditë më parë ka patur një darkë pune mes teknikut italian të “pulëbardhave” dhe drejtorit sportive të Interit: Piero Ausilio. Megjithatë mediet nuk kanë mundur të zbulojnë nëse ka pasur negociata serioze.

Por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë huazimi, pasi tek Interi e shohin 20-vjeçarin si lojtarin e së ardhmes. Gjithsesi, mbetet për t’u parë e ardhmja e Brozovic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *