Shqiperia nuk fal. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë ndaj Ishujve Faroe duke fituar 1-2.
Kjo fitore e ngjit Kombëtaren në vendin e 2 me 6 pikë, pas 3 ndeshjeve në grupin E.
Për kuqezinjtë realizuan Bajrami 19′ dhe Asllani me një perlë nga distanca, ndërsa në limit shënoi edhe Ernest Muci i cili hyri si zëvendësues.
Ndërkohë, Ishujt Faroje golin e vetëm e realizuan me autor Faero i cili barazoi përkohësisht shifrat në fund të pjesës së parë.
Vlen të theksohet se Cikalleshi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 32′.
Ndërkohë, rivali ynë i grupit Polonia u mposht papritur 3-2 nga Moldavia, një dështim i tyre që na konvenon shumë.