Më në fund Barcelona e regjistron Gavin, spanjolli merr numrin legjendar në fanellë

Barcelona ka regjistruar më në fund Gavin si pjesë të ekipit të parë.

Blaugranët e kishin regjistruar fillimisht spanjollin në shkurt, përmes një vendimi gjyqësor që u dha leje ta regjistronin, por ky vendim u anulua pastaj nga gjykata.

Megjithatë, betejën ligjore e ka fituar tashmë Barcelona, që edhe e ka regjistruar Gavin në ekipin e parë.

Ishte jetike për Barçën që 18-vjeçari të regjistrohej para qershorit, pasi përndryshe kontrata e tij deri në vitin 2026 mund të ishte shpallur e pavlefshme përmes një klauzole në kontratën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *