Italia fitoi vendin e tretë në finalet e Ligës së Kombeve pasi mposhti Holandën 3:2 në Enschede.
Azzurët ishin në epërsi 2:0 që në minutën e 20-të me golat e Federico Dimarco dhe Davide Frattesi. Steven Bergwijn në minutën e 68-të shënoi për 2-1 dhe Federico Chiesa riktheu epërsinë pesë minuta më vonë.
Rezultati përfundimtar u vendos nga Wijnaldum në minutën e 90-të. Megjithatë, shumë tifozë po pyesin se pse po luhet ndeshja për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.
Ka një arsye krejtësisht logjike për këtë. Domethënë, duhet të dihet renditja e saktë e secilit shtet në Ligën e Kombeve, pasi në bazë të këtyre renditjeve do të përcaktohet se cilat gjashtë kombëtare, të cilat nuk e sigurojnë euron përmes kualifikimeve, do të kenë shansin për të fituar Euro përmes Ligës së Kombeve.
Poashtu në bazë të kontratës së të drejtave televizive, ata janë të detyruar të luajnë së paku dy ndeshje kombëtare në çdo pushim. Nëse Italia dhe Spanja nuk do të luanin për vendin e tretë, do të duhej të luhej një miqësore.